1 Maj 2018 – Protestë

Nga: admin | 26 Apr 2018

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e Kryesisë Ekzekutive mori vendim që
më 1 Maj 2018 të protestohet.
Përmes kësaj proteste me karakter socialo-ekonomik do të shfaqen të gjitha pakënaqësitë e
punëtorëve të Kosovës, lidhur me kushtet e punës, mos implementimet e ligjeve si dhe shkeljet e
lirive dhe të drejtave të punëtorëve që po ndodhin për çdo ditë.
Andaj, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës bënë thirrje, që të gjithë punëtorët t'i
bashkangjiten protestës dhe të dëshmohet se edhe punëtorët e Kosovës do të protestojnë në ditën
ndërkombëtare të punës, ashtu siç protestohet në të gjitha vendet e civilizuara.