Takim pune me Minsitrin z. Yagcilar, kryesuesin e grupit punues ndërministrorë z. Shamolli dhe Drejtorin e Administratës në MAP z. Mahmuti.

Nga: admin | 21 Jun 2018

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ju njofton se me datë 21/06/2018 në kabinetin e Ministrit të Administratës Publike  ka mbajtur takim pune me Minsitrin z. Yagcilar, kryesuesin e grupit punues ndërministrorë z. Shamolli dhe Drejtorin e Administratës në MAP z. Mahmuti.

Sindikata e Doganës në këtë takim është përfaqësuar nga Kryetari Z Vitija, Nënkryetari Z. Krasniqi dhe anëtari i kryesisë Z. Topurlak dhe temë diskutimi ishte:

  • draft ligji për zyrtarin publik;
  • draft ligji për paga dhe
  • drfat ligji për organizimin e administratë shtetërore

Ky takim ka zgjatur rreth 2 orë e 30 minuta, ku gjatë kësaj kohe Ministrit, kabinetit të tij dhe  kryesuesit të grupit punues për hartim të projekt ligjeve  iu komunikuan arsyet se pse Dogana e Kosovës duhet përjashtuar nga ky ligj, dhe se organizimi i punës në Doganën e Kosovës duhet rregulluar me ligj të veçantë sikurse agjencitë tjera si: ( Policia e Kosovës , FSK dhe AKI) apo me Kodin Doganor dhe të Akcizave i cili është në proces të plotësim ndryshimit.

Ministrit, kabinetit të tij dhe kryesuesit të grupit punues  ju  bë e qartë se kategorizimi i punonjësve të Doganës së Kosovës si shërbyes civil, ndryshimi i statusit të zyrtarëve doganor, organizimit të Doganës së Kosovës do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në rolin dhe misionin kompleks të Doganës në fushën e sigurisë kufitare por edhe në mbledhjen e të hyrave, ku Dogana dhe punonjësit e saj që nga themelimi vlerësohen lartë në përmbushjen e këtij misioni dhe objektivave të shtetit. Duke pasur parasysh faktin që klasifikimi i paraqitur për pozitat doganore ne aneks nuk përshtatet me statusin, përgjegjësitë, kompleksitetin,  rrethanat dhe kushtet në të cilat punojnë zyrtarët doganor, të cilët janë dëmtuar në paga sipas draft propozimit te fundit nga grupi punues.

Ministri z.Yagcilar, kryesuesi i grupit punues ndërministrorë z. Shamolli ju bë e qartë se nëse situata nuk ndryshon ne raport me Doganën, ne si sindikate do te marrim te gjitha veprimet sindikale konform ligjeve te aplikueshme te Republikës se Kosovës, për ta mbrojtur interesin e organizatës,mirëqenien  stafit dhe interesin e shtetit në përgjithësi.