Komisionin profesional për financa, ekonomi dhe privatizim, nga sindikata, odave ekonomike, ministrive diskuton rreth pagës minimale në nivel vendi

Nga: admin | 25 Jun 2019

Gjatë muajit qershor dhe korrik , Z. Vitija kryetar i SPDK- njëherit edhe anëtarë i kryesisë ekzekutive të BSPK-së, është caktuar nga kryesia e BSPK-së, të marrë pjesë në takimet me komisionin profesional për financa ekonomi dhe privatizim në nivel vendi ku pjesamrres përveq përfaqsuesve te BSPK-së ishin edhe ata të ministrisë së financave, ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale, odave ekonomike,etj.

Në keto takime janë diskutuar çështjet lidhur me pagën minimale dhe praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara por edhe krahasimi me rajon, dhe ndikimi i skenarëve të ndryshëm të pagës minimale mbi tregun e punës dhe implikimet e mundshme buxhetore.

Z.Vitija ka kërkuar nga komisioni profesional qe paga te kalkulohet për ore pune sipas rëndësisë se sektorëve dhe te merren sistemet model i shteteve perëndimore, pasi qe ne asnjë vend te Bashkimit Evropian nuk flitet për paga minimale, por për pagesë minimale për ore pune, duke respektuar orarin e punës sipas ligjeve ne fuqi.

BSPK ka kërkuar nga komisioni që rroga minimale të jetë 300 € marr parasysh  rritjen e kostos së jetesës në nivel vendi. Pasë shumë diskutimeve dhe analizave nga komisioni profesional propozimi finale për përfaqësuesit e KES, eshte propozuar që paga minimale të jetë 250 eur dhe të mos tatimohet, për të cilin propozim sindikalistet nuk janë pajtuar.