Mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Sindikates së Pavarur të Doganës së Kosovës

Nga: admin | 29 Jan 2019

Komunikatë

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, sot është duke mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshem ku po diskutohen pakënaqësitë e punonjësve sa i perket koeficienteve të pagesës së parparë në Draft Ligjin për Paga dhe ndryshimit të statusit të zyrtarëve doganor në Amandamentimet e dt.29.01.2019 të Ligjit mbi Zyrtarin Publik.

Pakënaqësitë e punëtorëve janë shumë të theksuara dhe shumë shpejt do të vendoset nga delegatët cili do të jetë veprimi i mundshem me i radikalizumar sindikal i shprehjes së këtyre pakënaqësive, i cili do të ndermerret shumë shpejt dhe për detajet tjera të ketyre veprimev do të ju mbajmë të njoftuar.