Mbahet tryeza me temën “Siguria dhe shëndeti në punë, me theks të veçantë shëndeti në punë i punëtorëve të Doganës së Kosovës”

Nga: admin | 14 Dec 2018

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, (SPDK) 14 dhjetor 2018 në Hotel Sirius, Prishtinë mbajti tryezën me temën: “Siguria dhe shëndeti në punë, me theks të veçantë shëndeti në pune i punëtorëve të Doganës së Kosovës”, që organizohet nga SPDK dhe mbështetur nga FES.

Gjatë kësaj tryeze, SPDK  prezantojë raporte  mbi rolin dhe rëndësinë e Doganës, situatën aktuale lidhur me aktivitetet dhe specifikat e punës së punëtoreve të Doganës, me një theks të veçantë sigurinë dhe shëndeti në punë, të zyrtarëve në fjalë.

Në këtë tryezë zyrtarët pjesëmarrës paraqitën aktualitetin  lidhur me shëndetin në punë, si dhe përmes diskutimeve dhe përmes kontributit nga të pranishmit, janë identifikuar problemet kryesore gjate kryerjes se detyrave zyrtare.

Të pranishmit dhanë disa  rekomandime se si duhet të veprojmë më tutje, përmes një plani dhe strategjie për t’i kontribuar çështjes së sigurisë e me një theks të veçantë shëndetit në punë.