Mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së

Nga: admin | 11 Feb 2018

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë Ekzekutive të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mbajtur
më 11.02.2018, Kryesia ekzekutvie e BSPK-së theksoi se nuk do të lejon që të shkelën të drejtat elementare të
punëtorëve.
Kryesia Ekzekutive e BSPK-së nga Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon sa më shpejt të rregullohen:
· Skema pensionale, për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë viteve të ’90-ta;
· Rritja e pagës minimale në vlerën prej 250 Euro;
· Rritja e pagave;
· Fillimi i implementimit të sigurimit shëndetësorë për të punësuarit.
Nga të gjitha Sindikatat/Federatat e BSPK-së të përfaqësuara në Kryesinë Ekzekutive, në këtë mbledhje të
jashtëzakonshme, u vendos që të vazhdohet me presionet sindikale për realizimet e qëllimeve sindikale dhe u citua.