Përfaqësuesit e Sindikatës së Doganës, mbajten takim pune me kryetaren e rrjetit të gruas së BSPK-së dhe me përfaqësuesit e OJQ-PEN.

Nga: admin | 11 Apr 2019

Kryetari Z. Vitija dhe Nënkryetari Z. Krasniqi mbajtën takim pune me Zn. Shukrije nga BSPK , Zn. Diana dhe Z. Erblin nga shoqëria civile -PEN, për të diskutuar mënyrën e themelimit të komitetin e grave në secilën dege/federate që bënë pjese ne konfederatën e BSPK-se, në ketë rast edhe përfaqësimi i grave sindikaliste në kuadër të Sindikatës së Doganës.

Kryetari Z. Vitija dhe Nënkryetari Z. Krasniqi, informuan qe ne Kuvendin e punës që është planifikuar të mbahet me datë 25 Prill 2019 anëtarët e SPDK do te marrin vendim nëse do te formojnë apo jo Komitetin e grave sindikaliste te Doganës dhe do ta bëjnë publike vendimi qe do te merret nga Kuvendi.

Megjithatë, ata theksuan edhe njëhere qe pozita e grave ne sindikate do te mbetet e favorshme dhe do te trajtohet e barabarte me atë te burrave, 50% e delegatëve janë gjinisë femërore në kuadër te kuvendit te SPDK-së.

Përfaqësuesit e OJQ-PEN ne kuadër te projektit PRO WO+MAN, ofruan ndihmën e tyre për organizimin e sesioneve trajnuese/punëtorive për qellim te ngritjes se kapaciteteve te grave si dhe shtjellimin e temave me rendësi për sindikatën duke përfshirë si gratë ashtu dhe burrat.