Përfaqësuesit e Sindikatës së Doganës së Kosovë takohen me përfaqësuesin e Sindikateve amerikane “Solidarity Center AFL-CIO” Zt. Laurie CLEMENTS

Nga: admin | 28 Nov 2018

Me datë 28/11/2018 Kryetari Z Vitija dhe Nënkryetari Z. Krasniqi janë takuar me përfaqësuesin e Sindikateve amerikane “Solidarity Center, AFL-CIO” Zt. Laurie CLEMENTS.

Takimi është realizuar sipas kërkesës së BSPK-së dhe Solidarity Center, AFL-CIO.

Takimi ka zgjatur mbi 45 minuta, ku atij ju shpalos i gjithë aktiviteti nga e kaluara e Sindikatës, sfidat dhe veshtirësitë e saj si dhe objektivat e Sindikatës për vitet në vijim.

Nga Zt. CLEMENTS morëm përgëzime dhe lëvdata për punën tonë si dhe na inkurajoj se ai personalisht do të përpiqet që të na ndihmoj në krijimin e kontakteve me sindikatat homologe në rajon dhe më gjërë.