Përfaqësuesit e SPDK-së marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Ministrinë e Administratës Publike për nder të ditës së shërbyesve civil

Nga: admin | 22 Jun 2018

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ju njofton se me datë 22/06/2018 ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Ministrinë e Administratës Publike për nder të ditës së shërbyesve civil.

Për këtë ceremoni kemi pranuar ftesë nga kabineti i Ministrit të MAP gjatë takimit të datës 21/06/2018.

Në këtë ceremoni Sindikata është përfaqësuar nga Kryetari dhe Nënkryetari.

Gjatë kësaj ceremoni kryetari dhe nënkryetari kanë bashkëbiseduar me pjesëtar të grupit punues për projektligjet aktuale dhe zyrtar  tjerë me ndikim. Të gjithëve ju është bërë e ditur se çdo vendim tjetër që e përjashton doganën nga statusi i veçantë për sindikatën dhe punonjësit  e Doganës do të jetë i pa pranueshëm.