Reagim lidhur me njoftimin e lëshuar nga mediat elektornike lidhur me zhvillimit në Doganën e Kosovës

Nga: admin | 16 Oct 2019

Të nderuar,

Referuar lajmit të rrejshëm të publikuar sot ne mediat e shkruara dhe elektronike për kinse komunikatën e lëshuar nga Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës  si reagim në procesin e konkursit të brendshëm për plotësimin e pozitave të lira në Doganën e Kosovës, Sindikata njofton se ky është një lajm i rrejshëm  qëllim keq dhe se Sindikata e Doganës së Kosoves nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për media.

Mbi bazën e kësaj Sindikata njofton publikun e gjërë se do të kërkoj hetim nga organet kompetenete për zbardhje të këtij keqpërdorimi.

Sindikata i njofton mediat e shkruara dhe elektronike se SPDK reagimet i publikon në web faqen e saj www.spdk-rks.org, si dhe të gjitha reagimet dhe shkresat e sindikatës përmbajnë numër dhe protokoll.  Andaj çdo shkresë, reagim apo komunikatë pa numër protokolli nuk përfaqëson sindikatën e Doganës së Kosovës, por konsiderohet keqpërdorim i emrit të Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës.

 

Me Respekt,

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës,

 

 

Shpërndaje