Reagim për draft ligjet për paga dhe ligjin për zyrtarin publik ” Jo të gjithë të punësuarit mund të kenë detyra dhe përgjegjësi të njëjta dhe unifikim të përshkrimeve të vendit të punës”

Nga: admin | 2 Jul 2018

Prishtinë
02/07/2018

Reagim për media

Jo të gjithë të punësuarit mund të kenë detyra dhe përgjegjësi të njëjta dhe unifikim të përshkrimeve të vendit të punës.

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës reagon ndaj iniciativës për kategorizimin e oficerëve doganor në staf civil. Për më tepër edhe Kushtetuta e Kosovës neni 73, zyrtarët e Doganës i përcakton si kategori kushtetuese e veçantë, respektivisht si zyrtarë me status të veçantë sikurse Policinë, Gjyqtarët dhe Prokurorët, zyrtarët e AKI-së dhe pjesëtarët e FSK-së.

Gjithashtu kategorizimi i punonjësve të Doganës së Kosovës si shërbyes civil, ndryshimi i statusit të zyrtarëve doganor, organizimit të Doganës së Kosovës do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në rolin dhe misionin kompleks të Doganës në fushën e sigurisë kufitare por edhe në mbledhjen e të hyrave, ku Dogana dhe punonjësit e saj që nga themelimi vlerësohen lartë në përmbushjen e këtij misioni dhe objektivave të shtetit. Duke pasur parasysh faktin që klasifikimi i paraqitur për pozitat doganore ne aneks nuk përshtatet me statusin, përgjegjësitë, kompleksitetin, rrethanat dhe kushtet në të cilat punojnë zyrtarët doganor, të cilët janë dëmtuar në paga sipas draft propozimit te fundit nga grupi punues.
Kërkojmë nga; Ministri i Administratës Publike z.Yagcilar (sponzorues i këtyre draft ligjeve) nga grupi punues, dhe përgjegjësit tjerë draftues të ketyre ligjeve, të ketë parasysh propozimet tona që:
• klasifikimi/rangimi i koeficienteve të ketë pasur parasysh statusin e veçantë të zyrtarëve doganor, kompleksitetin e punës së tyre, natyrën e punës në Doganë, kërkesat e punës për t’iu përgjigjur nevojave të shërbimit për punë në çdo kohë dhe në çdo kënd të territorit të vendit
• Të ruhen dhe avancohet pagat e zyrtarve doganor duke u bazuar në statusin, specifikat doganore profesionalizmin, nivelet e organizimit doganor dhe dallimet në paga në mes secilit nivel;
• Të mos finalizohet pa i pasur parasysh vërejtjet, komentet dhe propozimet tona dhe pa i integruar ato në të.

Nëse situata nuk ndryshon ne raport me Doganën, ne si sindikate do te marrim te gjitha veprimet sindikale konform ligjeve te aplikueshme te Republikës se Kosovës, për ta mbrojtur interesin e organizatës mirëqenien dhe të shtetit në përgjithësi.

Info shtese
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës parimisht përkrah idenë e organizimit të një sistemi gjithëpërfshirës dhe të drejtë të pagave në sektorin e Administratës Publike, gjithashtu, mbështesim parimin e “pagës së njëjtë për punë të njëjtë”, i cili parim mund të jetësohet nëpërmjet ndërtimit të sistemit unik të pagave në Administratën publike. Mirëpo jo të gjithë të punësuarit në Administratën publike mund të kenë të unifikuar përshkrimet e vendeve të punës, si rrjedhojë për kategori dhe koeficiente të njëjta, është e natyrshme se do të kemi detyra dhe përgjegjësi të ndryshme.
Sindikata dhe punonjësit e Doganës së Kosovës konsiderojnë se në draft ligjin për zyrtarin publik do të duhej të merren parasysh specifikat e punës që kanë institucionet e ndryshme të Administratës shtetërorë e në veçanti ato të zbatimet të ligjit, ku hynë edhe Dogana e Kosovës. Për shkak të natyrës së punës, organizimi i Doganës, nivelet strukturore dhe funksionimi i saj janë të ndryshme nga shumë organe qendrore të Administratës shtetërore.