Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës reagon me rastin e sulmit ndaj zyrtarëve doganor në Mitrovicë

Nga: admin | 25 Dec 2018

Prishtinë,  26.12.2018

Ju njoftojm se me datë 24 dhjetor 2018 rreth orës 09:00 në komunën e Mitrovicës gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare janë sulmuar fizikisht dy zyrtar doganor pjesë e Drejtorisë për Zbatim të Ligjit në Doganë.

Njesitet e Doganes gjates ushtrimit të detyres zyrtare në regjionin e Mitrovicës saktesishte ne lagjen e Suhodollit kanë hasur në furgon të dyshimtë i cili pas ndaljes dhe kontrolles eshte vertetuar se barte pije jo-alkoholike kontrabandë nga Serbia.

Zyrtarët doganor paprtmas jane sulmuar nga nje grup prej 7/8 personave të cilët penguan zyrtarët doganor në kryerjen e detyrave zyrtare. Fale shkathtësisë, aftësive dhe përgatitjes fizike dhe profesionale të zyrtarëve doganor është arritur që të shmanget më e keqja.

Si rezultat i sulmit fizik , zyrtaret e lenduar janë derguar për trajtim me ekzaminime të thella në Qendrën Spitalore në Prishtinë, ku edhe aktualisht janë duke i’u nënshtruar ekzaminimeve nga specialistet relevant.

Pas, sulmit ndaj oficerëve doganor Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) është e shqetësuar me veprimet e personave të papërgjegjshëm të cilët për interesa personale dhe private sulmuan oficerët doganor gjatë kryerjes së punëve zyrtare.

Veprimet e tilla ndaj zyrtarëve doganor janë të shpeshta dhe për ne parqet shqetësim serioz , andaj Sindikata e Doganës kërkon  nga sistemi i drjtesisë, Ministria e Financave, menaxhmenti i Doganës së Kosovës si dhe organet tjera kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që kryesit e veprës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Që nga viti 1999 e deri më sot zyrtarët doganore kanë kontribuar me mbledhjen e mbi 7 miliard eurove të cilat kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik, social dhe mirëqenies në përgjithësi.

Ky sulm tregon rreziqet e përditshme me të cilat ballafaqohen zyrtarët doganor gjatë mbledhjes së taksave, luftimin e kontrabandës, evazionit fiskal, mbrojtën e qytetarëve nga produktet e dyshimta dhe shumë detyra të tjera..

 

Shpërndaje