Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës reagon me rastin e sulmit ndaj oficerëve doganor në Vushtrri

Nga: admin | 8 Feb 2017

Prishtinë, 08 shkurt 2017
Ju njoftojmë se rreth orës 12:00 në mesditë datë 06 shkurt 2017, në komunën e Vushtrrisë është
sulmuar ekipi i zyrtarëve të Doganës nga Drejtoria për Zbatim të Ligjit.
Njesitet e Doganës gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në regjionin e Mitrovicës kanë hasur në
furgonin e njohur për autoritetet tona në momentin e kryerjes së aktivitetit kontrabandues me
derivate nga Serbia përmes Mitrovicës veriore.

Zyrtarët në fjalë kanë arritur që të mbajnë personin e dyshimtë në mbajtje derisa ka ardhur
Policia dhe i njëjti është në mbajtje/arrest nga Policia e Kosovës.
Si rezultat i sulmit fizik , zyrtarët e lënduar janë derguar për trajtim me ekzaminime të thella në
Qendrën Spitalore në Prishtinë, ku edhe aktualisht janë duke i’u nënshtruar ekzaminimeve nga
specialistet relevant.

Pas, sulmit ndaj oficerëve doganor Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) është e
shqetësuar me veprimet e personave të papërgjegjshëm të cilët për interesa personale dhe private
sulmuan oficerët doganor gjatë kryerjes së punëve zyrtare.
Ju njoftoj se kjo mënyrë e kontrabandës së organizuar dhe sulmet e rezistenca në këtë regjion
janë të zakonshme për stafin tonë, ne, kërkojmë nga sistemi i drjtesisë, Ministria e Financave,
menaxhmenti i Doganës së Kosovës si dhe organet tjera kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e
nevojshme që kryesit e veprës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Që nga viti 1999 e deri më sot zyrtarët doganore kanë kontribuar me mbledhjen e afër 7 miliard
eurove të cilat kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik, social dhe mirëqenies në përgjithësi.

Ky sulm tregon rreziqet e përditshme me të cilat ballafaqohen zyrtarët doganor gjatë mbledhjes së
taksave, luftimin e kontrabandës, evazionit fiskal, mbrojtën e qytetarëve nga produktet e dyshimta dhe
shumë detyra të tjera..

Shpërndaje