SPDK shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së koleges Fikrije Merovci

Nga: admin | 29 Jan 2019

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Merovci me rastin e ndarjes nga jeta të koleges tonë Fikrije Merovci.

Fikrija ishte dhe do të mbetet përherë në kujtimet tona, ne kolegët do ti kujtojmë veprat dhe këshillat e saj profesionale, po aq miqësore e shumë herë edhe prindërore.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!