Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, (SPDK) për nder të fundvitit ndihmoj me dhurata dhe gjëra ushqimore 100 familje në asistencë sociale.

Nga: admin | 21 Dec 2018

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, (SPDK) për nder të fundvitit ka marrë vendim që t’i ndihmoj 100 familje në asistencë sociale.

Pas vendimit, kryesia e Sindikatës me datë 21.12.2018 ka ndarë 100 pako me dhurata për fëmijë dhe 100 pako me gjëra ushqimore.

Përzgjedhja e familjeve është bërë në koordinim me Departamentin përkatës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS).

Pakot me dhurata dhe gjëra ushqimore janë shpërndarë :

  • 30 Pako dhurata për fundvit dhe 30 pako me gjëra ushqimore në Prishtinë,
  • 30 Pako dhurata për fundvit dhe 30 pako me gjëra ushqimore në Mitrovicë,
  • 20 pako dhurata për fundvit dhe 20 pako me gjëra ushqimore në Obiliq dhe
  • 20 pako dhurata për fundvit dhe 20 pako me gjëra ushqimore në Lipjan

Gjithashtu Sindikata e Doganës së Kosovës për vitin 2019 ka paraparë që kësi lloj aktivitetesh të organizoj me qëllim të solidarizimit dhe ofrimit të një ndihme simbolike kësaj kategorie.

Sindikata e Doganës së Kosovës beson se ky aktivitet do të në vazhdimësi, duke u solidarizuar me këto familje, ku secili nga të punësuarit të paktën për fundvit të ndajë nga një shumë simbolike e cila do të thotë shumë për familjet në nevojë.

 

Shpërndaje