SPDK merr pjesë në tryezën “Dita botërore e punës së denjë” e organizuar nga BSPK dhe shoqeria civile

Nga: admin | 8 Oct 2018

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën për Politika dhe Avokim (QPA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i sundimit të ligjit, promovimi i të drejtave të punëtorëve” mbajti tryezë të rrumbullakët ku temë diskutimi ishte “Dita botërore e punës së denjë”.

 

Të pranishëm në këtë tryezë ishin përfaqësues nga Sindikata , Inspektorati i punës, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, Shoqëria civile etj.

 

Një ndër problemet kryesore me të cilat sfidohen punëtorët është shkelja e kontratës së punës, pushimet (javore dhe vjetore, tejkalim i orarit të punës dhe mos kompensimi i orëve shtesë, mungesa e Ligjit për sigurime shëndetësore, abuzimi me pagën minimale si dhe mos respektimi i kontratës së përgjithshme kolektive.

 

Nga  sindikatat u kërkua që trupa ekzekutive e Inspektoratit të punës të jetë e pavarur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me qëllim që të jetë me efikase dhe e pavarur në ushtrimin e detyrave të tyre.