Takim me grupin punues për pakon legjislative

Nga: admin | 6 Apr 2018

Në Prishtinë, datë 06.04.2018 nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike u mbajt takimi me
rastin e finalizimit të hartimit të Pakos legjislative, që ka të bëjë me reformën në administratës publike.
Në këtë takim, pos përfaqësuesve të Grupit punues, morën pjesë deputetë të Kuvendit të Republikës së
Kosovës, përfaqësues nga institucionet e shtetit, nga sindikatat dhe shoqëria civile.
Në këtë takim Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës është përfaqësuar nga Kryetari i saj, i cili para
komisionit dhe të pranishmeve shpalosi të gjitha arsyet se pse punonjësit e Doganës së Kosovës duhet të
kategoriziohen si shërbyes publik të uniformuar e jo të përfshihen në këtë pako. Ai gjithashtu i njoftoi të
pranishmit edhe për specifikat e punës së punonjësve të Doganës së Kosovës, për të cilat duhet ligj i
veçantë apo të rregullohen me Kodin Doganor dhe të Akcizave.

Shpërndaje