Takim me Ministrin e Financave Z. Bedri Hamza

Nga: admin | 11 Jul 2018

 

Kryetari Z. VITIJA dhe Nënkryetari i Sindikatës së Doganës Z. KRASNIQI janë takuar me Ministrin e Financave Z. Bedri HAMZA.

Në takim janë diskutuar temat aktuale dhe shumë të rëndësishme për punonjësit e Republikës së Kosovës siç janë projekt ligji për zyrtarin publik, për pagat dhe projekt ligji për organizimin e administratës shtetërore.

Ministrit Hamza i janë prezantuar vërjetjet për projekt ligjet aktuale me theks të veçantë ato të cilat e dëmtojnë statusin aktual të punonjësve të Doganës si dhe rrezikun për ulje pagash të kësaj kategorie.
Sa i përket këtyre vërjetjeve nga Misnistri Hamza kemi siguruar përkrahjen e plotë se në asnjë mënyrë ai nuk do ta përkrah ndryshimin e statusit të punonjësve të Doganës dhe se asesi nuk do të lejohet ulje pagash, përkundrazi ai tha se punonjësit e Doganës përveq stastusit të tyre, nga ai dhe ministria që e udhëheq do të përkrahen dhe stimulohen edhe më tepër karshi misionit të tyre dhe kontributit të tyre si në sferën e sigurisë për shtetin po ashtu edhe në realzimin e objketivave qeveritare për buxhetin.
Gjithashtu në këtë takim morëm konfirmimin nga Ministri Hamza se është formuar komisioni për draftimin e Kodit Doganor dhe të akzicave.
Ministri Hamza e siguroi Sindikatën se marrëdhënia e punës për punonjësit e Doganës do të rregullohet me Kodin Doganor dhe të Akciave dhe se do të implemetohen në ligj të gjitha sygjerimet e Sindikatës.

Takimi konsiderohet konstruktiv marrë parasysh përkrahjen e Minsitrit Hamza për statusin e punonjësve të Doganës së Kosovës, kategorizimin e tyre dhe për pagat.