Takimi me Ministrin HAMZA

Nga: admin | 27 Mar 2018

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ju njofton se me datë 27/03/2018 në kabinetin e Minsitrit të Financave Z.HAMZA ka mbajtur takim pune. Sindikata e Doganës në këtë takim është përfaqësuar nga Kryetari Z Vitija dhe Nënkryetari Z. Krasniqi.

Temë diskutimi: Kategorizimi I punonjësve të Doganës së Kosovës në shërbyes civil.

Takimi ka zgjatur rreth 50 minuta, ku gjatë kësaj kohe Ministrit iu komunikuan arsyet se pse Dogana e Kosovës duhet perjashtuar nga ky ligj, dhe se organizimi i punës në Doganën e Kosovës, duhet rregulluar me ligj të veçantë sikurse agjencitë tjera si: ( Policia e Kosovës , FSK dhe AKI) apo me Kodin Doganor dhe të Akcizave i cili është në proces të amanadamentimit.  

Në këtë takim, nga Ministri i Financave z.Hamza morëm përkrahjen e plotë në kërkesën legjitime, duke na ofruar përkrahje drejt realizimit të saj dhe njëherit i është falenderuar Sindikatës për kërkesat tjera shumë të arsyeshme dhe legjitime në dobi të punonjësve të Doganës, të cilat domosdoshmërisht  ndikojnë edhe në përformancën e të punësuarve në Doganën e Kosovës.

Shpërndaje