Telegram ngushëllimi për FFK dhe familjen Vokrri

Nga: admin | 11 Jun 2018

E nderuara familja Vokrri dhe FFK,

 

Sindikata e Pavaruar e Doganës ashtu si çdo qytetar i Rebublikës së Kosovës, kombit shqipëtar dhe të gjithë atyre qe e njoftën Fadilin morëm lajmin e hidhur për humbjen e NJERIUT TE ARTË, njeriut perfaqësues të denjë te sportit dhe ambasadorit më dinjitoz të kombit. FADILI i priu Prishtinës ne vitet me të vështira për ne, arriti ta promovojë atë si nje lider i vertetë duke i berë të gjithë ta duan dhe ta respektojnë. Fal kontributit , zgjuarsisë dhe atdhedashurisë së tij pas luftës e bëri Kosovën pjesë të familjes se Evropes dhe Botës duke e shkrirë tërë potencialin e tij per anëtarësim ne UEFA dhe FIFA. Fadili i hapi rrugë sportistëve tjerë duke e thyer deren e hekurt ashtu siq e thente gjithë mbrojtjen kundershtare ne fushen e blertë. Krenar me ty Fadil Vokkri, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës.

Ngushllime per JU familje e nderuar Vokrri,  ngushlime per JU FFK, ngushllime të gjithë atyre qe njoftën FADIL VOKRRIN.

Write a comment