Urime 1 Maji

Nga: admin | 30 Apr 2020

Të nderuar kolegë,

 

1 Maji-Dita ndërkombëtare e punëtoreve na kujton një varg përpjekjesh me plot sakrifica për afirmimin e të drejtave të punëtoreve në mbarë botën. Përpjekje këto që kanë nisur pothuajse dy shekuj më parë, fillet e të cilave ishin të karakterizuara me protesta dhe lëvizje të përgjakshme të punëtorëve për t’i realizuar të drejtat e tyre.

 

Këto përpjekje për afirmim të të drejtave të punëtoreve vazhdojnë të jenë evidente edhe sot, duke filluar nga e drejta për të pasur një punë, për të qenë të mbrojtur nga diskriminimi, për të pasur siguri dhe shëndet në punë,  pagë të drejtë dhe dinjitetshme etj.

 

Pra, 1 Maji-Dita e Punëtorëve festohet në shumë vende të botës dhe synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale si dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Urime 1 Majin 2020, me shpresë që të kemi shëndet dhe mbarësi në punë dhe familje!

 

 

Me respekt,

SPDK​