Urime 10 Vjetori i Pavarësisë

Nga: admin | 17 Feb 2018

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës të gjithë punonjësve të Doganës ju uron 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Të nderuar punonjës të Doganës së Kosovës ky përvjetor sigurisht se është ndryshe nga ata paraprak, tash vendi ynë ka plot 10 vite shtet, 10 vite funksionim të institucioneve ku secili vit sigurisht se ka qenë më sfidues për Doganën e Kosovës dhe për JU kolegë të nderuar si rezultat i asaj se mbi supet tona kemi mbajtur obligimin për përmbushjen e buxhetit të shtetit, obligim që e kemi kryer me sukses bile edhe duke i tejkaluar projeksionet.

Përveç kontributit për buxhetin e shtetit kontributi ynë nuk ka munguar edhe në aspektin e sigurisë së shtetit duke ndikuar në parandalimin dhe ndalimin e mallrave ilegale/ të ndaluara dhe mallrave të dëmshme për shëndetin publik.

Andaj, duke iu uruar shëndet dhe suksese në vazhdimësi, Sindikata uron që vitet në vijim të jenë realizim i aspiratave të popullit të Kosovës.

Urime 10 Vjetori i shtetit të Kosovës!

Shpërndaje