URIME  8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas

Nga: admin | 8 Mar 2021

Të nderuara kolege,

Duke mos harruar se 8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas, na kujto përpjekjet/protestat e grave për barazi, paqe e drejtësi, duke filluar nga e drejta e votës dhe afirmimin e saj në jetën politike e sociale. Jo rastësisht, në një konferencë në Kopenhagën më 1910 ku morën pjesë gra nga disa vende të botës, u vendos që “Dita e Gruas” të festohej për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për t’i mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri.

Ndaj, me rastin e 8 Marsit-Festës Ndërkombëtare të Gruas, SPDK përmes kësaj shkrese ju uron festën duke ju dëshiruar suksese në punë, shëndet dhe mbarësi familjare në këtë kohë pandemie, shumë sfiduese për gjithsecilin!

 

Urojmë që festat tjera pozitën e gruas brenda institucionit dhe më gjerë ta gjejnë më të avancuar se kurrë!

 

Me respekt,

 

 

 

Me Respekt,

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës,

Rruga: Rexhep Krasniqi –Emshir 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: 038-240-864

www.spdk-rks.org