SPDK-ja dhe Fondacioni Jahjaga nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi
Më 26 nëntor 2026, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) dhe Fondacioni Jahjaga, përmes Rrjetit të Grave në Sektorin e Sigurisë në Kosovë (RrGSSK), nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëpunim në zhvillimin institucional dhe fuqizimin e grave.
Marrëveshja krijon mundësi për të organizuar trajnime, për të shkëmbyer përvoja dhe për të zhvilluar nisma të përbashkëta që mbështesin zhvillimin profesional të grave që punojnë në Doganën e Kosovës. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të aftësive udhëheqëse, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje.
Në kuadër të mandatit të saj, SPDK-ja synon gjithashtu të shqyrtojë me Fondacionin Jahjaga mundësitë për projekte të tjera në dobi të gjithë anëtarësisë, me fokus në zhvillimin profesional, mirëqenien sociale dhe forcimin e kapaciteteve sindikale.
Pjesëmarrja në aktivitetet e përbashkëta është vullnetare. SPDK-ja do ta njoftojë anëtarësinë për aktivitetet dhe mënyrën e pjesëmarrjes.
Write a comment