Rreth Nesh

Sindikata përmes ushtrimit të veprimtarisë së saj ka për qëllim të rregullojë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, siç përcaktohet me ligjet në fuqi.
✔ Angazhohet që të gjithë të punësuarit të gëzojnë liritë dhe të drejtat sindikale, mbrojtjen e interesave ekonomike, sociale, profesionale, edukative dhe kulturore;
✔ Angazhohet për lirinë e asocimit dhe njohjen efektive të së drejtës për bisedim kolektiv;
✔ Angazhohet për eliminimin e çdo forme të punës së detyruar apo të detyrueshme;
✔ Angazhohet për eliminimin e diskriminimit nga marrëdhënia e punës, punësim dhe profesion;
✔ Hartimin, negocimin, nënshkrimin dhe implementimin e marrëveshjeve kolektive në nivel vendi;
✔ Promovimin e politikave për krijimin e kushteve sa më të mira për punë, për të gjithë të punësuarit;
✔ Angazhohet për implementimin e legjislacionit bashkëkohor, që sanksionon dhe mbron të drejtat e punëtorëve;
✔ Angazhohet që të gjithë punëtorëve t’u ofrohen kushte pune të sigurta dhe të shëndëtshme;
✔ Angazhohet që të gjithë punëtorët të gëzojnë të drejtën e një page të mirë e të mjaftueshme për një standard jetëse të përshtatshëm për ata dhe familjet e tyre;
✔ Të gjithë punëtorët dhe punëdhënësit kanë të drejtën e lirisë së shoqërizimit në organizata kombëtare ose ndërkombëtare për mbrojtjen e interesave të tyre ekonomike dhe sociale;

Çfarë bënë sindikata?

° Angazhohet, që të gjithë punëtorët dhe punëdhënësit të ushtrojnë të drejtën e negocimit në mënyrë kolektive;
° Angazhohet, që gratë e punësuara në rast të shtatzënisë të kenë të drejtë për mbrojtje të veçantë;
° Angazhimi që cilido ka të drejtë për lehtësi të përshtatshme për orientim profesional me synimin që të ndihmohet për të zgjedhur një vend punë që i përshtatet aftësive dhe interesave të tij profesionale;
° Angazhimi që cilido ka të drejtë për lehtësi të përshtatshme për trajnim profesional;
° Angazhimi që cilido ka të drejtë të përfitojë nga shërbimet e mirëqenies sociale;
° Angazhimi që të gjithë punëtorët kanë të drejtë për mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë në çështjet e punësimit dhe punës pa dallime;
° Angazhimi që punëtorët kanë të drejtë të informohen dhe të konsultohen brenda ndërmarrjes;
° Angazhimi që punëtorët kanë të drejtë të marrin pjesë në përcaktimin dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe mjedisin e punës në ndërmarrje;
° Angazhimi që të gjithë punëtorët kanë të drejtë për mbrojtje në rast të përfundimit të punësimit;
° Angazhimi që të gjithë punëtorët kanë të drejtë për dinjitet në punë;
° Angazhimi që përfaqësuesit e punëtorëve në ndërmarrje kanë të drejtë për mbrojtje kundër akteve paragjykuese ndaj tyre dhe duhet t’u jepen lehtësi të përshtatshme për të kryer funksionet e tyre;
° Angazhimi për të drejtën e të gjithë punëtorëve që të mos u përfundohet punësimi pa arsye të vlefshme ligjore për atë përfundim të lidhura me aftësinë ose sjelljen e tyre ose bazuar në kërkesat operacionale të ndërmarrjes, organizmit ose shërbimit.

°  Sindikata angazhohet që të sigurojë për të gjithë punonjësit ambient pune të rehatshëm, ku punëtorët nuk do të ndihen të diskriminuar për shkak të racës, ngjyrës, seksit, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose origjinës shoqërore etj.

Jemi zëri i punëtorëve të doganës

Meso me shume