Njoftim
Te nderuar,
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e humbjes së jetës së kolegut tonë Kujtim Qafleshi, i cili ndërroj jetë në moshën 53 vjeçare si rezultat i infektimit me virusin COVID 19, që tashme është identifikuar si pandemi botërore.
Kujtim Qafleshi ishte një ndër kuadrot e para që filluan punën në Doganën e Kosovës dhe i cili kontribuoj në zhvillimin e këtij institucioni për këto 20 vite me radhë si dhe ishte një aktivist i devotshëm i sindikatës se Pavarur te Kosovës qe nga themelimi i saj.
Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Kujtim Qafleshi!
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur!
Me Respekt,
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës,
Rruga: Rexhep Krasniqi –Emshir 10000 Prishtinë, Kosovë.
Tel: 038-240-864
Write a comment