Urime viti 2024!

Nga: Administrator | 3 Jan 2024

Të nderuar!

 

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës po e përmbyll edhe këtë vit duke përmbushur objektivat në dobi të anëtarësisë dhe stafit të Doganës në përgjithësi.

Viti 2023 ka qenë sfidues për ne si sindikatë dhe për të gjithë punonjësit e Doganës, ku fillimisht gjatë hartimit të pakos ligjore ( Ligji i Pagave, shtesat, shtesat e rrezikshmërisë, kushtet e punës ne Dogane, pjesëmarrja e përfaqësuesve sindikal në komisionet, grupe punuese në Dogane dhe nivel vendi, takimet me ministra, deputet, OJQ, kërkesat për KDA, etj)  e kanë mobilizuar sindikatën që me vendosmëri t’i mbrojë këto interesa esenciale për punëtoret, të cilat drejtpërdrejtë kanë ndikuar në motivim për stafin e që është konvertuar në përmbushje të buxhetit të shtetit, luftimin dhe parandalimin e veprave të kundërligjshme dhe zbatimin e drejtë të politikave ekonomike të vendit.

Ne presim qe gjate vitit 2024 ti realizojmë edhe kërkesat tona legjitime të cilat janë të njohura për punonjësit e Doganës, me njoftimin publik nga gjykata kushtetuese një pjesë e kërkesave tona sindikale; rreth shtesave, përvojës se punës, rrezikshmërisë dhe me rëndësishmja nuk ka ulje page, është realizuar dhe ne si sindikata në nivel vendi kemi arritur një suksese te madhe për të realizuar të drejtat tona dhe ky vendim e obligon kuvendin e Kosovës qe brenda një afati prej gjashtë muajve, ta plotësojnë ndryshojnë ligjin e pagave ne favor të punëtorëve publik, në ditët ne vijim besojmë se do ta kemi edhe vendimin e plot nga gjykata kushtetuese.

SPDK ka dërguar edhe shume shkresa tjera tek përgjegjësit qeveritar, pasi jo rrallë here kemi hasur vështirësi si Dogane ne realizimin e kërkesave tona legjitime siç është ndarja e buxhetit për shtesa dhe mos pagesa me kohe për punën e kryer (ndërrimet e natës, vikendet, puna jashtë orarit, festave zyrtare, etj) ku ne si sindikate pas presioneve të mëdha sindikal ne ministri financave, pagesat janë realizuar në mënyrë retroaktive , ne jemi duke bërë presion sindikal edhe te komisioni qeveritar të cilët janë përgjegjës për ndarjen e rrezikshmërisë , njeherit ne si sindikate jemi ne proces ligjor rreth kësaj çështje, do te mundohemi ne maksimum të arrijmë një rezultat pozitiv (besojmë se vendimi i gjykatës kushtetuese do e sqaroj ketë çështje).

SPDK në vazhdimësi punon që të drejtat e punonjësve të Doganës të mbrohen, në mënyrë që të krijohet barazi dhe trajtim i barabartë për të gjithë, andaj në këtë frymë edhe për vitin 2024 presim një bashkëpunim edhe me të madhe me partneret tanë social, me gjithë anëtarësinë që deri më tani janë rikthyer rreth 60% prej tyre si  dhe punonjësit tjerë të Doganës, të cilët i ftojmë që sa me parë të regjistrohen në platformën https://ekosova.rks-gov.net, që të jenë pjesë e familjes sindikale, pjesë e aktiviteteve, pjesë e humanizmit, pjesë e solidaritetit, pjesë e organizimeve dhe përkrahës i punëve sindikale për te realizuar synimet tona te përbashkëta.

(çdo aktivitet qe sindikata e realizon e bën për te mirën e stafit e jo për interesa personale, çdo aktivitet i joni është i dokumentuar në mënyrë protokollare)

Krejt në fund Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ju uron shëndet, suksese dhe realizim të objektivave në kontest të punës dhe familjes.

Gjitha të mirat për vitin 2024.

 

Me Respekt,

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës,

Rruga: Rexhep Krasniqi –Emshir 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: 038-240-864

www.spdk-rks.org

 

 

Shpërndaje
  • Write a comment