Sindikata e Doganës se Kosovës ndan 3.000 € për familjet ne nevojë qe janë goditur nga tërmeti ne Shqipëri!
|
27 Nov 2019
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës bashke ndjen dhembjen me familjarët e të vdekurve si pasojë e dridhjeve të tokës në Shqipëri, njëherit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e dridhjeve të Tokës atje.
Duke dashur që sa do pak ti dalim në ndihmë viktimave, familjareve dhe të dëmtuarve tjerë në këtë tragjedi, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës në mbledhjen urgjente të mbajtur sot me datë 27.11.2019 ka vendosur që të ndaj shumën prej 3000 €urove për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri si dhe për familjen Abazi nga fshati Livoq i Epërm komuna e Gjilanit.
Write a comment