Njoftim për anëtarë të SPDK-lidhur me Projektligjin për Pagat si dhe Projekt Ligjin për Zyrtarët Publik

Nga: Administrator | 7 Oct 2022

Njoftim për anëtarë të SPDK!

 

Me ftesë të znj. Melisa Qorraj- Zyrtare Përgjegjëse për Ligjin e Pagave dhe zv. Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare – Departamenti Ligjor, Ministria e Punëve të Brendshme, kemi marr pjesë ne takim ku jemi përfaqësuar nga kryetari z.Vitija dhe anëtari i kryesisë z. Sylaj.

 

Në ketë takim, nga ana e MPB-së ishin prezent edhe  z. Bardhyl Dobra, zv. Ministër i MPB-së dhe përfaqësues të Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme z. Sveçla , znj. Shehrie Leci – Zyrtare Përgjegjëse për Ligjin për Zyrtarët Publik dhe përfaqësues nga Departamenti Ligjor;.  Në këtë takim janë diskutuar komentet e dërguar nga sindikata, lidhur me Projektligjin për Pagat si dhe Projekt Ligjin për Zyrtarët Publik. Takimi është mbajtur të enjten, me datë 06.10.2022 me fillim nga ora 08:15 deri në ora 12:30, në Objektin Kryesor të MPB-së.

Write a comment