Apel për shfrytëzim të mundësisë për vaksionim kundër COVID 19!
Të nderuar koleg.
Ju njoftojmë se, duke u nisur nga situata aktuale e rritjes së sërishme të numrit të infektuarve me virusin COVID 19 në RKS, po ashtu duke e ditur se na është dhënë mundësia e vaksionimit dhe bazuar në nevojën për menaxhim sa më të mirë të situatës së krijuar, në komukimim dhe bashkërendim të ngushtë me IKSHPK dhe me Sindikaten e Pavarur të Doganes se Kosovës, Drejtorin e Përgjishëm të DK-së, Grupi Emergjent për parandalimin e pamdemisë në DK:
Bënë apel për të gjithë punonjësit e DK-së, të cilët nuk janë vaksionuar, që sa më parë të caktojnë terminet për vaksionim përmes platformës e-kosova dhe kryejnë këtë proces të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik.
Po ashtu ju ri përsërisim rekomandimin që në mënyrë strikte t’i respektojmë masat për parandalim të infektimit me Covid 19, veçanërisht apelojmë që të zbatojmë të gjitha protokollet e IKSHPK-së.
Ne duhet të vaksionohemi për t’u mbrojtur nga virusi COVID 19, andaj vaksionohuni që ta ruajmë veten, familjen, organizatën, mirëqenien dhe stabilitetin e shtetit.