Avni Ajdini zgjedhet kryetari i ri i BSPK-së
BSPK e ka mbajtur Kongresin e VII zgjedhor më datën 29 shtator 2017 në Prishtinë. Kongresi u mbajt në prani të 164 delegatëve nga federatat e BSPK si dhe në prani të mysafirëve vendor dhe ndërkombëtar nga rajoni, Evropa dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përpos mysafirëve që ishin prezent nga sindikatat e Shqipërisë BSPSH, Maqedonisë UNASM, Turqisë HAK-IS dhe TOYLESI, nga AFL-CIO zyra në Beograd, Kongresin e përshëndetën edhe përfaqësues të Sindikatave Botërore ITUC, me seli në Bruksel, CITUB Bullgari, FES etj.
Kongresin e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe ministri i ri i Punës dhe Miëqenies Sociale z. Skender Reçica, z. Agim Shahini nga AKB, z. Basri Ibrahimi nga Inspektorati i Punës, ku letër përshëndetëse dërgoi edhe z. Hajrullah Gorani ish presidenti i parë i BSPK.
Sipas raportit të Komisionit zgjedhor të BSPK nga 164 delegat prezent në Kongresin e BSPK votuan 161 delegat. Komisioni konstatoi se me 108 vota pro kryetar i ri i BSPK u zgjodh Avni Ajdini, në një mandat prej 4 vitesh, kurse nënkryetare e BSPK-së u zgjodh sekretarja e sindikatës së Doganës së Kosovës, z.Leonora Lokaj.