Kryetari i SPDK-së z. Vitija mbajti takim me z. Hekuran Muratin- Ministër i Financave, Transfereve dhe Punës,
Info-SPDK
Me datë 26.05.2021, kryetari i SPDK-së z. Vitija mbajti takim me z. Hekuran Murati- Ministër i Financave, Transfereve dhe Punës, në të cilin takim i pranishëm ishte edhe z. Agron Llugaliu – Drejtori i Doganës së Kosovës.
Ne këtë takim Kryetari Vitija para të pranishmeve theksoj faktin e nevojës imediate që Dogana sa më shpejtë ta ketë Ligjin e Doganës, Ligjin e Pagave pastaj nuk lë anash edhe çështjet që lidhen më kushtet e punës si dhe te fillohet sa me pare te punohet për ligjin mbi sigurimet shëndetësor.
Gjithashtu në këtë takim kryetari Vitija ngriti edhe çështjen e rëndësisë së vaksinimit të zyrtarëve Doganor, sigurimin shëndetësor dhe jetësorë, zbatimin e vendimit për shtesa ne kohe pandemie etj.
Ndër të tjera Ministri Murati në këtë takim, siguroi se do te bëjë përpjekjet maksimal që bashkë Kryeministrin Kurti dhe ne bashkëpunim me Sindikatën e Doganës, do të përpiqen për t’i realizuar të drejtat legjitime te Oficerëve Doganorë.