Info-SPDK/Rrezikshmeria

Nga: admin | 21 Apr 2020

Të nderuar,

Ju njoftojmë se SPDK është takuar me u.d. DP Ibrahim Xhaka, në të cilin takim u diskutuan  disa çështje të rëndësishme për stafin e që burojnë nga shkresa e datës 17/04/2020, që kanë të bëjnë me pagesën e rrezikshmërisë dhe shfrytëzimin e pushimeve vjetore.

 

SPDK konsideron se çdo veprim i cili bie ndesh me ligjet dhe dispozitat tjera ligjore në fuqi është i papranueshëm për Sindikatën, andaj edhe çështja e ngritur për pagesën e rrezikshmërisë në shkresën e datës 17/04/2020 SPDK, bie në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe me dispozitat e UA 36/2016, UA 47/2018 dhe UA 37/2016.

 

Gjithashtu SPDK konsideron se mënyra e re e propozuar për pagesën e rrezikshmërisë nuk është në kohezion me situatën e përgjithshme në Kosovë dhe me politikat qeveritare gjithnjë duke pasur parasysh që qeveria ka ndarë fonde për të shpërblyer kategori të caktuara të zyrtarëve, ku janë përfshirë edhe një kategori e zyrtarëve doganor, kurse një vendim i tillë në këtë kohë për zvogëlim të shtesës duke u bazuar në kritere jo ligjore është arbitrar dhe i kundër ligjshëm

 

 

Njëkohësisht SPDK për çështjen e shfrytëzimit të pushimeve vjetorë për stafin, kërkoj që të zbatohen dispozitat relevante në fuqi, konkretisht ashtu siç parashihet tek Ligji i Punës nr. 03/L-212, neni 37 dhe  UA 37/2016 për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës së Oficerëve Doganor neni 91, paragrafi 3.

 

Sindikata mbetet e pa lëkundur në qëndrimet e saja dhe legjitime, dhe nga UD DP kërkoj respektim të plotë akteve dhe ligjeve që e rregullojnë këto çështje.

 

 

 

Me Respekt,

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës,

Rruga: Rexhep Krasniqi –Emshir 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: 038-240-864

ëëë.spdk-rks.org