Info-SPDK-Takimi me Ministrin Bislimi MFT

Nga: admin | 18 Mar 2020

Të nderuar kolege dhe kolegë,

 

Jemi të vetëdijshëm se po kalojmë në një periudhë të jashtëzakonshme pandemie, ku si rezultat I virusit covid19 Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur gjendje pandemie në gjithë botën.

Duke ditur rolin shumë të rëndësishëm që ka Dogana e Kosovës në këtë situatë, ne sot kemi realizuar takim pune me Ministrin e Financave dhe Transfereve z. Besnik BISLIMI ku si pasojë e pandemisë biseduam vetëm për një pikë shumë të rëndësishme duke i anashkaluar pikat tjera. Para Ministrit shpalosëm shqetësimet tona lidhur me mungesën e materialit mbrojtës për zyrtarët doganor, dhe shqetësimet tjera lidhur me aktualitetin e vendit që lidhen direkt më krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë për zyrtarët doganor, sidomos për ata që janë ne vijën e parë të kontrollit nëpër pika doganore dhe terminale, të cilët potencialisht janë punëtoret me të rrezikuar më rastin e kësaj pandemia në vendin tonë.

 

Nga Ministri morëm konfirmimin se sot, eventualisht nesër do te bëhet furnizimi më material mbrojtës për stafin e Doganës.

 

Për ta  verifikuar gjendjen në teren Kryetari Vitija bashkë me Nënkryetarin Krasniqi, vizituan PKK Merdare, ku për së afërmi u njoftuan me situatën dhe bashkëbiseduan me kolegët prezent në punë, më të cilët bashkë ndamë shqetësimet rreth situatës së krijuar dhe mungesës së pajisjeve mbrojtëse adekuate, për të cilat shqetësime e njoftuam Kabinetin e  ministrit të financave  z. Bislimi, përmes e-majlit të ilustruar edhe me foto nga gjendja e PKK Merdare dhe Terminalit Podujeva.

 

Në vazhdën  e këtyre përpjekjeve ju mbajmë të njoftuar se brenda mundësive do të përpiqemi që të jemi sa më afër anëtarësisë dhe të i vizitojmë sa më shuamë PKK, terminalet dhe sektorët e ndryshëm. Njëherit do të sensibilizojmë punën dhe angazhimin e doganierëve sa më shumë lidhur me kontributin tuaj që po e jepni në këto momente të vështira për vendin.

 

Si çdo herë krenar me punën e Doganës së Kosovës jo vetëm për tejkalim të projeksioneve buxhetore, mbledhjes së të hyrave, realizimit të pagesave shtetërore apo përmbushjes së buxhetit të shtetit, por edhe në mbrojtjen e popullatës nga mallrat e pa kontrolluara dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 

Me Respekt,

 

Me Respekt,

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës,

Rruga: Rexhep Krasniqi –Emshir 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: 038-240-864

ëëë.spdk-rks.org