Njoftim paga Jubilare

Nga: Administrator | 4 Jul 2022

Pershendetje te nderuar,

Gjykata Themelore Prishtine, prane te ciles jane dorezuar padite ne emer te oficereve doganor te Doganes se Kosoves, ka nxjerre aktgjykime refuzuese ne te gjitha rastet ku eshte kerkuar shperblimi jubilar bazuar ne Marreveshjen e Pergjithshme Kolektive te Kosoves, me arsyetimin e njejte i perdorur ne secilin aktgjykim, se keto kerkesa jane te parashkruara (vjetersuara).

Aktgjykime te natyres se njejte refuzuese jane nxjerre edhe ne rastet e padive per shperblime jubilare te inicuara nga zyrtaret e tjere publik (si p.sh. nga oficeret e qendrave korrektuese) kerkesepadite e te cileve jane refuzuar po ashtu per shkak te parashkrimit (vjeteresimit).

Duke qene Dogana e Kosoves si pale e paditur me rastin e dhenies se pergjigjes ne padi ishte thirrur ne parashkrim (vjeteresim) dhe duke qene se sipas vlersimit te Gjykates Themelore Prishtine i dhene ne te gjitha aktgjykimet, eshte konstatuar se ne rastin konkret te gjitha kerkesat jane te parashkruara (vjetersuara), atehere SPDK ka vleresuar qe me qellim te ruajtjes se buxhetit te sindikates, te mos ushtrohet ankese ndaj ketyre aktgjykimeve.

BSPK s’bashku edhe me gjitha sindikatat tjera është duke punuar në marrëveshjen e re kolektive, të cilën ne si SPDK e kemi dërguar te stafi për komente (kemi pranuar zero komente nga stafi i Doganës, por ne kryesia i kemi dërguar vërejtjet tona si SPDK) dhe jemi duke e negociuar me qeverinë dhe partneret tjerë social që sa me pare të votohet ne kuvend dhe të fillon zbatimi i kontratës se re kolektive !

Kushedo qe eshte i interesuar per te marr nje kopje te aktgjykimit ku eshte pale paditese, mund te paraqitet ne zyret e SPDK-se.

Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj !

Write a comment