Reagim lidhur me ndarjen e shtesave në kohë pandemie

Nga: admin | 28 Mar 2020

Të nderuar,

 SPDK, pas marrjes se lajmit nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, se ministri i Financave dhe Transfereve Z.Bislimi ka propozuar që të ndahen mjete financiare për mjekët, infermierët, policet dhe zjarëfiksit duke i shpërblyer ata për punëb që janë duke e berë në ketë kohë pandemie. 

 SPDK kemi reaguar duke derguar shkres te ministri Z. Bislimi.

 Nga ministri kemi kërkuar që edhe zyrtaret Doganor të përfshihen në ketë pako financiare-stimuluese me zyrtaret tjerë, duk ditur rolin dhe rrezikshmerin qe jane duke kaluar oficeret Doganor.

 Ne, gjatë ditës se sotme kemi pranuar pergjigjen nga kabineti i MFT Z.Bislimi duke na falendëruar për punën dhe anagzhimin tonë, njëherit kemi marrë premtimin nga ministri se do të propozoj  në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës , që edhe oficerët Doganor të përfshihen ne ketë pako stimuluese, si shenjë mirënjohjës për punën dhe angazhimin maksimal të oficerve Doganor.

 Sa për njoftimin tuaj, të nderuar koleg, ne përveq kërkesës me arsyetim i kemi bashkangjitur edhe fotot nga puna e përditshme nga PKK, Terminalet, duke ja pasqyruar edhe njëher ministrit punën qe jane duke e berë oficerët Doganorë në teren në kushte të rënduara.

 SPDK, ju uron shëndet të gjithe juve dhe familjeve tuaja, dhasht zoti do ta kalojme ketë sfidë s’bashku.

 

​