Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë Ramadan Bajra.

Nga: admin | 12 Feb 2020

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë Ramadan Bajra.

Ramadani ishte dhe do të mbetet përherë në kujtimet tona, ne kolegët do ti kujtojmë veprat dhe këshillat e tij profesionale, po aq miqësore e shumë herë edhe prindërore.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!