Takim me Ministrin e Financave z. Hamza

Nga: admin | 1 Nov 2018

Kryetari Z. VITIJA dhe Nënkryetari i Sindikatës së Doganës Z. KRASNIQI mbajtën takim pune me Ministrin e Financave Z. Bedri HAMZA. Në ketë takim prezent ishin edhe menaxhmenti i lartë i Doganës dhe një pjesë e stafit të sajë.

Në takim janë diskutuar temat aktuale dhe shumë të rëndësishme për punonjësit e Doganës së Kosovës siç janë, projektligjet; për paga, ligji i punës, kodi doganor dhe akcizave, situata e stafit në Dogane, kushtet e punës etj.

Nga, Ministri i Financave z. Hamza kemi marr përkrahjen maksimale në realizimin e kërkesave tona legjitime.