Tryeze për fuqizimin e rolit të gruas në sindikata

Nga: admin | 7 Nov 2018

Përfaqësuesit e Sindikatës së Doganës marrin pjesë ne tryezen fuqizimin e rolit të gruas në sindikata, e organizuar nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë në bashkëpunim më Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Qendrën për Politika dhe Avokim.

Në dy ditët e kesajë tryeze, përveç grave sindikaliste, diskutimit i`u bashkuan edhe kryetarët/et e federatave dhe sindikatave anëtare të BSPK-së.

Pas prezantimit të konkluzave të dala nga diskutimi i  të pranishmit elaboruan dhe prezantuan gjendjen aktuale në sindikatat e tyre dhe mundësitë për formim të rrjetit të gruas dhe/apo fuqizimit të tyre në të ardhmen.

Shumica e të pranishmëve shprehën vullnetin e tyre që menjëherë të fillojnë me ngritjen e kapaciteteve të grave dhe burrave brenda sindikatave të tyre dhe ndërmarrjen e hapave konkret për përmirësimin e gjendjes dhe forcimit të barazisë gjinore përkundër vështirësive financiare dhe sfidave të tjera që i hasin. Mekanizma të ndryshëm e shumë eksperienca u ndanë mes të pranishmëve me qëllim të përshtatjes së tyre në sektore të ndryshme.

Me moton “Gratë zgjedhin gratë” dhe vullnetin për të nisur një etapë të përmirësimit të pozitës së gruas sindikaliste u përmbyll diskutimi i sotshëm.

PEN dhe QPA do të vazhdojnë punën me sindikatat edhe në vitin vijues përmes aktivitete të shumta.

Kjo punëtori po organizohet në kuadër të projektit Pro WO+MAN, mbështetur nga Olof Palme International Center dhe financuar nga Qeveria Suedeze.